Rama po vjedh pronat për të ndërtuar resortin e tij luksoz

Kryeministri Edi Rama po vjedh pronat e pakicës greke në Himarë për të ndërtuar një resort luksoz. Kështu raporton televizioni grek “Star”.

“Pak nga bukuria e këtij vendi duket të kapet nga Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili po përgatitet të ndërtojë një turistik me një sipërfaqe prej 19 akër në zonën e Himarës”, thuhet në kronikën e televizionit grek.

“Star” raporton gjithashtu se pjesë e resorit që Rama po planifikon të ndërtojë janë 6 vila, një bar-resorant, pishinë, një mol, impiant për trajtimin e ujërave të zeza dhe parking nëntokësor si dhe të jashtëm.

“Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, vijon raportimi.

Shiko tv shqip

Related Posts