Rama poston një video nga protesta e opozitës: Qeverisë nuk keni çfarë i bëni, por Shqipërisë po (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ndërsa protestuesit i vënë flakën Kryeministrisë. Ai thotë se protestuesit nuk kanë çfarë i bëjnë Qeverisë, por Shqipërisë po.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj!

Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama.(TemA)

Video:

Shiko tv shqip

Related Posts