Rangers prezanton Grezdën, Gerrard: Me ne do të bëhet lojtar i madh

Eros Grezda është zyrtarizuar ditën e sotme tek Rangers në kampionatin skocez. Futbollisti kuqezi ka nënshkruar një kontrat katërvjeçare, me kusht që të marrë vizë dhe leje ndërkombëtare.

23-vjeçari nga Gjakova e ka nisur karrierën e tij me klubet sllovene Aluminij dhe Zavrč para se të transferohej në Kroaci për të nënshkruar me Lokomotivan dhe pastaj Osijek.

Grzeda është afrimi 14-të i trajnerit, Steven Gerrard për “Light Blues”, i cili beson se kosovari është përforcimi më i mirë për ekipin.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë, sepse ai mund të kontribuojë kudo. Ai është me të vërtetë i shpejtë, shumë i drejtpërdrejtë dhe ka përvojë ndërkombëtare. Sipas Bornas dhe Nikola Katic ai ishte nga një nga lojtarët më të mirë të Osijekut sezonin e kaluar. Është lojtar i rrezikshëm dhe jemi të lumtur që do ta kemi në dispozicion. Shpresojmë që të bëhet një lojtar i madh dhe të ecë para me ne”- tha ish-kapiteni i Liverpool dhe Anglisë.

Grezda ka bërë gjashtë paraqitje me kombëtaren kuqezi dhe ka luajtur më parë edhe me Shpresat (U-21).

Shqipëria do të jetë vizitorë në Hampden për ndeshjen e parë të Ligës së Kombëve ndaj Skocisë më 10 shtator. Grezda ka gjasa të jetë pjesë e listës së trajnerit, Christian Panuçi- shkruhet në njoftimin e klubit Rangers në artikullin kushtuar prezantimit të lojtarit shqiptar. /EDS/

Shiko tv shqip

Related Posts