Raporti tronditës i CIA-S: Enver Hoxha, agjent britanik

Në gusht të vitit 1954, agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane, CIA ka zbuluar se lideri komunist Enver Hoxha ka qenë një agjent britanik.

Sipas informacioneve, Hoxha kishte për detyrë që të lidhte marrëdhënie sa më të ngushta me shtetet më të fuqishme perëndimore.

Një informacion i tillë është servirur fillimisht nga KGB më 1952.

Kjo e fundit kishte dërguar një agjent të sajin në Gjermaninë Lindore me emrin Savçenko, i cili ka marrë dosjen e Enver Hoxhës dhe e ka rezervuar.

KGB fillimisht ka dyshuar për informacionin e ofruar, duke menduar se në këtë mënyrë Britania do të përpiqej të prishte marrëdhëniet e BS-së me Shqipërinë.

Megjithatë, historia flet për marrëdhënie të afërta të Hoxhës me zyrtarë të lartë britanik. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts