Reali i Madridit bën transferimin e bujshëm, blen Courtois nga Chelsea

Ende pa përfunduar Botërori “Rusi 2018”, nisën që të ndodhin transferimet e bujshme të futbollistëve. I pari ishte ai i Cristiano Ronaldos që la Madridin për t’iu bashkuar Juventusit.

Ndërsa tani portieri i Chelseat, Thibaut Courtois mësohet të ketë një marrëveshje verbale me drejtuesit madrilenë për një kontratë pesëvjeçare me 11 milionë euro në sezon.

Sa i përket shifrës së transferimit, mësohet se “Blutë e Londrës” do të përfitojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e portierit belg. Belgu duket se do të jetë lëvizja e parë e Perezit për të riformatuar skuadrën madrilene

Shiko tv shqip

Related Posts