Refuzoi t’i shërbente gruas pa maskë, kamarieri shpërblehet me 50 mijë dollarë

Një kamarier në San Diego ka fituar mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pasi ai refuzoi t’i shërbente një gruaje e cila nuk mbante maskë mbrojtëse ndaj COVID-19.

Gruaja u irritua dhe hodhin foton e kamarierit në facebook, duke shkruar: “Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një ekip mjekësor”.

Gruaja e quajtur Amber Lynn Gilles priste që ta mbështesnin dhe të sulmonin kamarierin, por ndodhi e kundërta.

Shumë njerëz i shpjeguan se kamarieri i Starbucks vetëm po ndiqte protokollin, e madje nisën dhe një fushatë Gofundme për të.

Fushata për mbledhjen e parave nisi nga Matt Coëan, i cili nuk njihte as gruan dhe as kamarierin, ndërsa  deri tani janë mbledhur mbi 50,000 dollarë.

Djali i ri shpjegoi incidentin, duke thënë se kishte dashur t’i tregonte gruas rregullat për vendosjen e maskave, por ajo nuk kishte pranuar.


Në një video në Facebook, Gutierrez tha se ai ishte duke punuar në Starbucks por ëndrra e tij ishte të punojë si një balerin dhe instruktor kërcimi. Para karantinës, ai u mësonte fëmijëve si të kërcenin dhe tha se paratë që i kanë dhuruar, do i përdorë për t’iu rikthyer mësimit të fëmijëve përsëri.

“Gjithçka që dua të bëj vërtet është të jem në gjendje t’u mësoj të tjerëve të kërcejnë dhe t’u tregoj se sa e dua dhe sa ka ndikuar kërcimi tek unë. Nëse mund të ia tregoj dikujt dhe të ndryshoj jetët e tyre, siç kërcimi ndryshoi jetën time.”– është shprehur Gutierrez i cili i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

Shiko tv shqip

Related Posts