Rikthehet Briseida Shehaj, çfarë posti do të marrë këtë herë?

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj është një nga njerëzit më të diskutuar në politikën shqiptare edhe pse prej kohësh është larguar nga funksionet e saj politike.

Këtë herë përflitet se Briseida do të jetë në krye të Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, një agjenci e cila do të ketë në varësi Hipotekat, ALUIZNI-in dhe ATP-në (Agjencinë e Kthimit të Pronave).

Projekti për bashkimin në një institucion të vetëm të këtyre tre institucioneve i është besuar Briseida Shehajt.

Ky projekt i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili merr jetë në muajin qershor, vjen me arsyen për të zgjidhur jo vetëm problemin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, por edhe çështjen e pronës në përgjithësi shkruan Opinion.al.

Një ish-punonjëse sporteli e një banke të nivelit të dytë, Briseida Shehaj u shndërrua në njeriun më të rëndësishëm të Tatimeve, në zv.ministre e Ekonomisë dhe së fundi në Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), post të cilin ende e mban deri në qershor, në krijimin e institucionit të ri. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment