Risi në Partinë Demokratike, 2 nënkryetare femra, ja kush zë vendin e Bujar Nishanit

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekipin e ri të Partisë Demokratike. Lista me të gjitha pozicionet brenda partisë më të madhe opozitare në vend, përmbante shumë emra të rinj dhe risi. Për herë të parë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga dy gra nënkryetare.

Jorida Tabaku, do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Dy deputetet e zgjedhura të Qarkut të Tiranës, zëvendësojnë në këto pozicione, Edi Palokën dhe Edmond Spahon.

Juristi Alfred Rushaj, i angazhuar si drejtues i fushatës në zgjedhjet që sapo lamë pas, do të jetë nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Ndërsa deputeti i zgjedhur i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, do të jetë do të jetë kanditatura e Partisë Demokratike për nënkryetar të Kuvendit dhe nënkryetar të PD.

Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Deputetja e zgjedhur, shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor, post të cilin mbulon dhe aktualisht. Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh. Flamur Hoxha, deputet i zgjedhur në Qarkun e Kukësit, do të jetë Sekretari për Klimën e Biznesit. Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.

Gjithashtu, për sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me publikun, janë nomunuar dy gra, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës, Greta Bradeli. Ivi Kaso, do të jetë Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, duke u konfirmuar kështu në rolin e tij.

Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa. Dy deputetët e zgjedhur, Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji, nuk do të jenë më pjesë e Këshillit Kombëtar.

Sa i përket komisioneve, ato janë ndarë si më poshtë:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Shiko tv shqip

Related Posts