“Rregullojnë dhëmbët në klinika europiane”, shpërthen Halit Valteri dhe nuk lë gjë pa thënë

Deputeti Halit Valteri ka shpërthyer sot në akuza në Kuvend ndaj qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare në lidhje me shtyrjen e hapjes së negociatave për hyrjen në BE të Shqipërisë.

Valteri pohoi se vendi ka përfunduar në duart e pak oligarkëve, ndërkohë që vet liderët e partive politike edhe dhembët i rregullojnë në klinika europiane jashtë vendit.

Mes të tjerash Valteri u shpreh se negociatat nuk do të hapen nëse të korruptuarit nuk shkojnë para drejtësisë.

“Pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do të jetë për shumë kohë një vend që nuk do të parapëlqehet për investimet e huaja dhe kjo vjen për shkak të mos transparencës në prokurimet publike Kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet tek krimi dhe të fortët. Vetëm një grup personash në vend kanë të drejtën të investojnë dhe të reklamohen si biznesmen.

Ndaj i shtyhen çdo vit Shqipërisë bisedimet për BE, pasi këta e kanë kthyer vendin si çiflig të tyre. Ata janë njerëzit e vetëm që duan ta mbajnë vendin të izoluar. Të gjitha paratë e shqiptarëve shpërndarjen në 5 duart. S’mund të hapen negociatat për sa janë në krye hajdutët e votave. Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej tyre është që të korruptuarit të çohen para drejtësisë.

Në Shqipëri, Rama, Basha, Meta, nuk kanë asnjë interes që Shqipërua të integrohet në BE. Për çfarë do ta dëshirojë Basha, Kryemadhi e Rama integrimin e vendit në BE? Kur dhe për dhembët shkojnë në klinika europiane jashtë. Dimri i dytë erdhi dhe shqiptarët janë ende në çadra. Kurse Rama e Basha vuajnë për klikime. Ftoj zonjën Olsa Muhameti që të ftojë zotin Rama dhe Basha në emision. Ata vuajnë për klikime, dhe ai emision i ka kapur 100 milion klikime.”, – tha ai.

Shiko tv shqip

Related Posts