“Rrënjët e mia janë greke”, Anxhela Peristeri sqaron deklaratën që bëri bujë

Disa javë më parë, Anxhela Peristeri në një intervistë për “EPT1” në Greqi u shpreh se rrënjët e saj janë greke, ndaj ka edhe mbiemrin Peristeri.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, u shpreh këngëtarja.

Por pasi deklarata e saj bëri shumë bujë në media, Anxhela e ftuar në “E diel” ka sqaruar këto fjalë. “Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, është shprehur ajo.

Shiko tv shqip

Related Posts