Rrëshira e Pishës Për Organizmin, Gjakun dhe Imunitetin

Në Shqipëri përdorimi i saj ka gëzuar një përdorim të gjerë në kurimin e shumë problemeve shëndetësore për dekada me radhë.

Mjekësia popullore shqiptare është një thesar në traditën e vlerave kurative për shëndetin.

Një nga përdorimet më unike shqiptare në botën e mjekësisë popullore është padyshim rrëshira e pishës.

Në Shqipëri përdorimi i saj ka gëzuar një përdorim të gjerë në kurimin e shumë problemeve shëndetësore për dekada me radhë.

Kjo substancë është përdorur prej mijëra vitesh në mjekësinë tradicionale të shumë qytetërimeve. Rrëshirën mund ta keni hasur nëse keni prekur ndonjë pemë të çarë ose më saktë tek pisha dhe halorë të tjerë.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, rrëshira konsiderohet si një nga përbërësit më energjikë dhe efikasë kundër plakjes në historinë e njeriut.
Rrëshira përmban 85 minerale, vitamina, acid fulvik dhe fitoushqyes të tjerë të rëndësishëm.

Ndërton dhe forcon indet e shëndetshme
Me kalimin e moshës, qelizat rigjenerohen në ritme të ngadalta. Përdorimi i rregullt i rrëshirës përshpejton katërfish rigjenerimin e qelizave tek kockat apo muskujt e lënduar.

Kjo është shumë e rëndësishme nëse jeni sportist ose jeni të prekur nga një sëmundje kronike që pengon aftësinë e të shëruarit. Rrëshira dyfishon ritmet e përthithjes së ushqyesve nga organet e rëndësishme.

Sjell Energji dhe Përmirëson Aktivitetin Fizik
Falë larmisë së ushqyesve tek rrëshira, trupi prodhon më shumë energji dhe rrit qëndrueshmërinë.

\Ajo përmirëson aktivitetin fizik tek njeriu por edhe kujtesën dhe përqendrimin, falë molekulave që parandalojnë shpërbërjen e lëndëve kimike në tru të cilat shkatërrojnë kujtesën.

Rrëshira ka edhe acid fulvik që parandalon veprimtarinë e shkaktarëve të sëmundjes së Alzheimerit.

Shiko tv shqip

Related Posts