Rreziku nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Tre rregullat që duhet të respektoni!

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave në normalitetin e ri për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Ajo kërkon të mbahet distanca, maska në ambiente të mbyllua dhe kujdesi për higjienën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vetëm nëse respektojmë këto rregulla, mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë.

Postimi:

Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me Covid-19
Në normalitetin e ri duhet të:

-Mbani distancë mbi 1 metër;

-Vendosni maskë në ambjentet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet;
-Kujdeseni për higjienën vetjake, lani sa më shpesh duart.

Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën.

Shiko tv shqip

Related Posts