Rriten rastet por Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe aeroportin

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni të Veriut raportuan 3 viktima dhe 152 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Shkupi vijon të jetë qyteti me më shumë raste, ndërsa pas vendimit për të mos zgjatur gjendjen e emergjencës, qeveria e Shkupit hapi kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët e tranzitit.

Në mënyrë që t’u mundësohet kalimi tranzit, udhëtarët duhet të tregojnë përmes një deklarate me shkrim se ku po shkojnë dhe nuk duhet të qëndrojnë në Maqedoni të Veriut për më shumë se 5 orë./

Shiko tv shqip

Related Posts