Rritja e rasteve, OBSH jep zgjidhjen për të ulur infektimet dhe për të shmangur karantinën

Teksa infektimet me koronavirus janë shtuar në të gjithë botën, OBSH ka zbuluar se si mund të ndërpritet zinxhiri i infektimeve që mos të kemi një mbyllje të dytë. Mike Ryan, kreu i shërbimit për Situata Emergjente Shëndetësore në OBSH, ka deklaruar se mënyra më efektive për të shmangur infektimin masiv të popullsisë është izolimi i personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

“Çdo individ që është takuar me ndonjë të prekur duhet të hyjë në karantinë, me qëllimin të frenohet përhapja e sëmundjes. Mendoj se një gjë e tillë nuk është bërë dhe as që do të bëhet në mënyrë sistematike, dhe kjo është një prej arsyeve kryesore që po shohim rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19”, tha Ryan gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ndërkaq, zyrtari i OBSH ka deklaruar se në gjysmën e vendeve të Evropës, ka pasur një rritje prej 50% të rasteve të reja.

“E di që njerëzit janë lodhur, por nuk duhet ulur vigjilenca sepse ky virus ka treguar se mund sërish të shfaqet me shpejtësi të madhe, duke kërcënuar sistemin shëndetësorë”, shtoi Ryan

Shiko tv shqip

Related Posts