“Sa gjynah vjehrri!”, Armina Mevlani reagon pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka qenë lajmi më i diskutuar ditët e fundit.

Figura të ndryshme të njohura kanē reaguar për këtë situatë.
Një reagim na vjen dhe nga partnerja e djalit të Berishes, Armina Mevlani, në lidhje me këtë çështje.

Blogerja e njohur shqiptare ka reaguar për herë të parë për ngjarjen përmes një komenti në Instagram.

Teksa ka komplimentuar aktoren Olta Gixhari në një foto të publikuar në rrjetin social gjatë pushimeve të kësaj të fundit në Portugali, një ndjekës i ka shkruar Arminës: “Sa gjynah vjehrri”.

Partnerja e Shkëlzen Berishës nuk ka nguruar t’i përgjigjet. “Mos ia qaj hallin”, ka komentuar Armina, duke thyer kështu heshtjen pas përjashtimit të liderit historik të PD nga grupi parlamentar i kësaj partie

Shiko tv shqip

Related Posts