Salianji e goditi me shuplakë, reagon Ralf Gjoni: Muskujt në rrugë

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të emisionit ‘Open’ Ervin Salianji dhe Ralf Gjoni e vijuan debatin në korridoret e televizionit, ku demokrati e goditi me shuplakë. Pas publikimit të lajmit, Gjoni ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thotë se idetë janë në parlament, ndërsa muskujt në rrugë.

“Çdo ditë që kalon po ma forcon bindjen se Shqipëria ka nevojë për një platformë të vërtetë politike kombëtare, dalë nga vota e lirë dhe e barabartë e shqiptarëve. Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend.

Shqiptarët kanë nevojë dhe kërkojnë një projekt të pavarur politik bazuar mbi ide, vizion dhe angazhim konkret për t’i dhënë zgjidhje problemeve reale të tyre. Kjo vjen vetëm përmes ndryshimit të sistemit zgjedhor e përfaqësimit dinjitoz, dhe ne këtë axhendë të panegociueshme do shtyjmë në parlament” shkruan ai.

Shiko tv shqip

Related Posts