Së shpejti do e shohim si këngëtar? Renato Mekolli ka gati surprizën e radhës

Renato Mekolli duket se përveç talentit në kuzhinë Renato ka talent edhe këndimin. U desh që të pyetej nga fansat e tij në “story” që shefi i kuzhinës të zbulonte se po merret seriozisht me muzikën e se po përgatit këngën e tij të parë.

“E ke menduar ndonjëherë të bësh një këngë tënden?” pyetet Renato nga një ndjekës ndërkohë që surprizon me përgjigjen duke treguar se gjërat po bëhen gati.

“Patjetër që po, po bëhet gati” – shkruan Renato duke na lënë shumë kuriozë për këtë projekt të ri të tijin që do e sjelli para publikut në një dimension tjetër, në atë të këngëtarit.

FOTO:

Shiko tv shqip

Related Posts