Sekretari i Përgjithshëm i PD zbulon se çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka dhënë disa detaje në lidhje me protestën e opozitës, e cila organizohet ditën e shtunë më orën 11:00 të mesditës.

Në një lidhje telefonike me emisionin Opinion, Bardhi tha se opozita nuk ka një skenar të parapërgatitur përveçse një proteste e cila bëhet për qytetarët. Bardhi është shprehur se mjaft herë ka patur provokime nga ana e policisë së shtetit dhe është detyrë e PD-së që të garantojë sigurinë e çdo qytetari në protestë.

Bardhi: Nuk kemi një skenar të parapërgatitur. Është një protestë kundër qeverisë. Do të jetë një protestë që do zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë. Kjo është protesta e pestë. Ne kemi marrë një vendim politik për të braktisur parlamemtin dhe kemi vendosur të krijojmë një axhendë, ne jemi në takime të përditshme me qytetarët. Të gjithë drejtuesit politikë të PD janë nga mëngjesi deri në darkë në takime me qytetarët. Axhendën tonë politike e kemi përputhur me axhendën që kanë qytetarët. Qyterarët kanë hallë dhe ne jemi atje

Detyra jonë është të garantojmë sigurinë e çdo qytetari që merr pjesë në protestë. Ka patur një skenar që nxit dhunën nga ana e policisë që krijojnë një lloj irritimi te qytetarët. Nuk ka pasur në asnjë protestë të organizuar nga Partia Demokratike asnjë tentativë për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve”./Express

Tweet

Shiko tv shqip

Related Posts