Sërish lëkundje të fuqishme tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë në brigjet perëndimore të Turqisë.

Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5.6 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi 54 kilometra.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 23 kilometra nga ishulli Rodos dhe 69 kilometra nga qyteti Mugla i Turqisë.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 19:43.

Ende nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëme materiale.

Shiko tv shqip

Related Posts