SHBA: Juristja shqiptare krijon platformën informuese rreth emigrimit në Amerikë

Shqiptarja Ina Farka është juriste dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike nga Universiteti Amerikan, Fakulteti Juridik i Uashingtonit.

Ajo punon në Agjencinë e Zbatimit të Ligjeve të Emigracionit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Uashington DC.

Juristja shqiptare Ina Farka ka ndërtuar dy platforma komunikimi me publikun shqiptar që është i interesuar të informohet, konsultohet dhe të diskutojë për mënyrat dhe procedurat e emigrimit në Amerikë. E pyetur se përse ka menduar të krijoi një platformë të tillë komunikimi Ina Farka tregon për “Diaspora Shqiptare” se ka dëshirë që të ndihmojë të gjithë shqiptarët që mund të kenë mungesë informacioni mbi procedurat e emigrimit në Amerikë.

“Unë kam emigruar në Amerikë dhe këtë nismë e kam marrë për të ndarë njohuritë e mia me ata që kanë nevojë për më shumë informacion rreth emigrimit në Amerikë, sidomos ata që dinë pak ose aspak anglisht. Qëllimi është për t’i dhënë bashkëkombësave një platformë ku të informohen, konsultohen dhe diskutojnë rreth këtyre çështjeve”.

Shiko tv shqip

Related Posts