Shënohet tragjedia/ Pushtohet nga zjarri spitali Covid, vdesin tre të infektuar dhe një mjek

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Ukrainë, ku një spital Covid është përfshirë nga flakët dhe sipas mediave të huaja, tre pacientë kanë gjetur vdekjen. Raportohet se flakët kanë pushtuar spitalin Zaporizhzhya që ndodhet në Ukrainën juglindore. Flakët u përhapën në repartin ku po trajtoheshin pacientët që ishin në kujdes intensiv.

Tre pacientë të infektuar dhe një mjek kanë humbur jetën. Guvernatori Oleksander Starukh u shpreh se zjarri ra në katin e parë të spitalit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar atë. Në Ukraninë 32.229 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri I përgjithshëm I të infektuarve ka shkuar në 1.2 milion.

Shiko tv shqip

Related Posts