Sherr masiv në Astir, dëshmitari: Nxorrën thikat, u përleshën me grushte!

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga JOQ Albania, disa persona janë përfshirë në këtë sherr masiv.

Burime për JOQ bëjnë me dije se disa persona janë përleshur midis tyre, madje janë nxjerrë dhe thikat, por fatmirësisht nuk janë përdorur.

Në video shihet një person zbret nga një makinë e zezë së bashku me disa persona të tjerë dhe nis të ofendojë një person tjetër. Më pas ai i afrohet personit tjetër dhe nis ta godasë me grushte. Po ashtu, në skenën e sherrit ndodhen dhe disa persona të tjerë të cilët përpiqen të qetësojnë gjakrat.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri, ndërkohë që personi që shan dëgjohet duke e kërcënuar personin tjetër duke i thënë “do të vras”.

“Pershendetje JOQ! Ka ndodhur mbremjen e sotme ne Astir, u nxorren dhe thikat por fatmiresisht nuk u perdoren. Detajet nuk i dime por kemi kapur videon pak me vonese se nese do e kishim kapur me pare do kishim filmuar dhe momentet kur ata u zune me grushte dhe disa persona mbeten te shtrire ne toke”, është shprehur dëshmitari nga vendngjarja për JOQ.

Shiko tv shqip

Related Posts