Sokol Balla ka kaluar tashmë zyrtarisht tek Vizion Plus. Pas prezantimit me stafin dhe detyrën, ai filloi edhe promovimin e emisionit të quajtur “Real Story”.
“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.
Ky ka qenë komenti i shkurtër që ka bërë sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, gazetari Sokol Balla, i cili nis emisionin e tij të ri në këtë ekran televiziv.
Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.
Balla u largua nga Top Channel pas emisionit qe beri per ish ministrin Saimir Tahirit, pasi prokuroria e akuzoi kete te fundit per lidhje me grupin e Habilajve qe trafikonin droge ne Itali dhe kerkoi arrestimin e ish ministrit. /albeu.com/