Shfrenimi i mjekëve shqiptarë me birra e muzikë në hotel, Rilindja i mbushi me 3000 euroshe ata kthehen me -500 11:43 / 01.05.2020

Buja e madhe dhe falenderimet e përzemërta nuk munguan ndaj mjekëve dhe infermierëve që vunë mbi shpatulla “armët” për të luftuar koronavirusin në Itali, vend i cili po gjunjëzohej nga armiku i padukshëm.

Mediat shqiptare, por edhe ato fqinje trumpetuan gjestin e mirësisë dhe dashurisë së popullit shqiptar, i cili nuk e harron historinë.

Të gjitha meritat i mori Edi Rama, mediat italiane i pushtoi ai, gënjeshtrat mbi historitë e emigrimit i bëri të dukeshin filma dhe në një moment italianët kërkuan që ta kishin kryeministër. Ah sikur të na e merrnin.

Sot këta “heronj” kthehen në Tiranë, por çuditërisht me kokën ulur. Misioni i tyre u mbyll në mënyrën më të keqe që mund të mendohej.

Të dehur nga lavdërimet e shumta dhe nga reklama e qeverisë ata janë mbyllur në dhomën e hotelit në Brescia dhe kanë festuar me alkool e muzikë, a thua sikur pandemisë i erdhi fundi.

Ky lajm pushtoi mediat italiane, duke na zbehur së tepërmi gjestin e mirësisë dhe solidaritetit tonë. Mjekët dhe infermierët shqiptarë janë gjobitur me 500 euro, pasi kanë thyer rregullat e karantinës edhe pse këtë e kanë bërë edhe më parë.

Shpesh ata shiheshin teksa publikonin foto duke mos ruajtur distancën sociale, çka tregonin një shembull jo të mirë për detyrën që kanë.

Tashmë mjekët që do të paguhen nga qeveria shqiptare, do të kthehen në atdheun e tyre jo me 3000 euro siç i premtoi Rama, por me 500 më pak.

Për më tepër dy nga “misonarët” kanë kundërshtuar forcat e policisë, duke mos e ditur që ishin në një shtet me rregulla, ku ligjet zbatohen me përpikmëri. Italia nuk është si Shqipëria. Kushdo që bën diçka të gabuar ndëshkohet, pa marrë parasysh se kush është.

Është normale që asnjë shqiptari nuk i vjen mirë nga ky lajm që sot është kthyer në qendrën e diskutimeve, por në fund të ditës të shërbejë si një mësim për këdo që përfiton nga situatat dhe fjalët e mira.

Thjeshtësia e detyrës që ke do fitojë më shumë respekt sesa trumpetimi i misionit që merr.

Shiko tv shqip

Related Posts