Shifrat e koronavirusit vazhdojnë të rriten, a do të ketë një mbyllje në shtator? Ja çfarë thotë Rama

Kryeministri Rama, u shpreh sot se pavarësisht pandemisë së koronavirusit, e cila vijon me shifra të larta vendi nuk do të izolohet sërish.

“Kjo nuk është diçka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme.

Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes.

Nuk mund të ndalojmë jetën, është më e fortë se realiteti prandaj duhet të bëjmë kujdes, por ta mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve”, u shpreh Rama për Report Tv.

Shiko tv shqip

Related Posts