Shkatërrohet grupi i prostitucionit në Itali, torturonin vajzat me vaj të nxehtë

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar nga policia italiane.

Gjithsej janë arrestuar 30 persona, shumica prej të cilëve janë shqiptarë të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim dhe nxitje prostitucioni.

Mësohet se bazën e tyre e kishin në Brianza dhe cdo vajzë bënte 500 euro nata, rreth 12 mijë euro në muaj, shkruan Il Cittadino.

Mjafton të shfrytëzoje 3 vajza për të bërë 40 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se njërës prej vajzave i është hedhur vaj i nxehtë në trup, dhe ka marrë plagë të rënda. Në grupin e arrestuar, kishte dhe vajza rumune.

Të gjitha vajzat mashtroheshin me premtimin se do t’u gjehej punë në shtetin italian. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment