Shkenca: Në kërkim të një kure për ridalje dhëmbësh të rinj

Një trajtim i ri eksperimental mund të lejojë një ditë që njerëzit të kenë dhëmbë të rinj – nëse kërkimi i parë me kafshë në laborator vazhdon dhe është i suksesshëm.

Shkencëtarët nga Universiteti Kyoto i Japonisë dhe Universiteti Fukui kanë zhvilluar një trajtim me antitrupa monoklonale që e bën trupin të nxjerrë dhëmbë të rinj, tregoi një studim i botuar muajin e kaluar në revistën Science Advances.

Nëse këto eksperimente vazhdojnë të jenë të suksesshme, kjo përfundimisht mund të na sigurojë një mënyrë për të rivendosur dhëmbët që kemi humbur në moshën e rritur ose ata që mungojnë nga fëmijëria për shkak të mangësive të lindura.

Por kjo është një sfidë “e ndërlikuar”. Gjenet që ndikojnë në rritjen e dhëmbëve kanë efekte të gjera në zhvillimin e të gjithë trupit dhe disa nga trajtimet e para në të vërtetë kanë shkaktuar më shumë dëme kongjenitale në minjtë laboratorikë, por më pas ekipi hulumtues ka mundur të korrigjojë këto mangësi, thuhet në deklaratë.

Ekipi zbuloi se bllokimi i një gjeni të quajtur USAG-1 çon në rritjen e aktivitetit të proteinave morfogjenike të kockave (BMP), një molekulë që përcakton se sa dhëmbë do të rriten, duke lejuar minjtë e rritur të riparojnë ato që u mungojnë.

Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të mund të testohen tek njerëzit, por suksesi i vazhdueshëm në provat e ardhshme do të ishte një shenjë premtuese për të ardhmen e trajtimeve klinike që do të na lejonin të rikuperonim natyrshëm dhëmbët e humbur.

Shiko tv shqip

Related Posts