Shpërthimi i infektimeve, Pipero: Raste ka dhe do të ketë…

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë për një valë të dytë të virusit.

I ftuar në emisionin “Tempora” në “RTV Ora” të gazetares Sonila Meço, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

“Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes.

Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste.

Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve”, tha Pëllumb Pipero.

Shiko tv shqip

Related Posts