SHQIPËRIA DREJT VERËS PA MASKA /PRITET TE SHKURTOHET ORA POLICORE DHE TE HIQEN MASKAT

Ashtu siç edhe pritej, ulja e shifrave të infeksionit pritet të sjellë lehtësim të masave anti-Covid.Në mbledhjen e radhës Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të vendosë për heqjen e maskave në ambientet jashtë, si edhe për shkurtimin e orës policore nga 24:00 në 5:00

Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë është e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është deri në orën 22:00.

Pas kësaj ore qarkullimi është i ndaluar dhe po ashtu të gjitha aktivitetet, me përjashtim të atyre që ofrojnë shërbim në banesë, janë të detyruar që të ulin qepenat.

Por në ndryshimet që pritet të zyrtarizohen javës që vjen parashikohet që të ketë lehtësia edhe për grumbullimet, si dhe aktivitetet kulturore.

Prej disa javësh shifrat e infeksionit vijojnë të pësojnë ulje, duke dëshmuar qartazi një përmirësim të ndjeshëm të situatës.Të premten janë raportuar vetëm 49 raste të reja nga rreth 3 mijë testime të kryera, çka do të thotë se shkalla e infeksionit vijon të jetë nën 5 për qind. Pra, më pak se 5 për qind e të testuarve rezultojnë të prekur me COVID-19.

Shiko tv shqip

Related Posts