Shqipëria në zi, ndërron jetë aktori i madh

Një nga aktorët më të mëdhenj të para viteve 90’ ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 89 vjeçare.
Fjala shtë për Luan Qerimin, një ndër aktorët më të mirënjohur shqiptar për dhjetëra rolet e tij në teatër e kinematografinë shqiptare.

Ndër rolet më të famshme nga 70 të tilla që aktori kishte kryer janë ato në filma si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”.

Luan Qerimi lindi në Lushnje në vitin 1929 dhe e nisi karrierën e tij në skena amatore e më tutje në moshën 25 vjeçare hyri në Teatrin Kombëtar.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin. Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

Shiko tv shqip

Related Posts