Shqipëria po përfundon Rrugën e Arbërit, Maqedonia askund

Më shumë se 500 punonjës dhe Mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë e impiante të ndryshme të punimit të asfaltit janë angazhuar në procesin e punimeve të rrugës së arbrit.

Që nga fillimi i punimeve në korrik të 2018 e sipas pritshmërive të kompanisë rruga do të jetë e aksesueshme brenda verës të vitit tjetër. Edhe pse kontrata tenderuese mbaron në prill të 2022.

60% e volumit të punimeve janë mbaruar.

Brenda muajit qershor përfundon traseja e rrugës së arbrit. Ndërkohë që ka nisur puna me asfaltimin e rrugës. Km e parë të asfaltit në zonën e zall dajtit. Dhe brenda këtij muaji do të realizohet asfaltimi i 10 km me synim.

Gjatësia e aksit ekzistues të njohur si rruga e Karvanëve është 160 km, por që me përmirësimin e infrastrukturës së rrugës lidhëse te Tiranës me Dibrën distanca shkurtohet në 70 km. Brenda këtij muaji përfundon traseja e rrugës së Arbrit, ndërkohë që këtë të martë ka nisur puna me asfaltimin e km të parë në zonën e zalldajtit.

Si një aks rrugor i larmishëm, kompania ka transformuar 5 tunele dhe ka ngelur e tuneli i murrizit, 3.8 km i lartë që konsiderohet si thembra e Akilit e rrugës së arbrit . Ndërsa janë edhe 4 ura të mëdha, në 3 prej të cilave kanë përfunduar ku përfshihet ura e vashës. Ndërkohë po punohet të ura e fundit, ajo më e larta që quhet ura e fshatit fshat.

“Që prej ditës së parë e ne çdo moment nuk kemi reshtur së punuari”.

Shiko tv shqip

Related Posts