Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa pasaporta, e gjitha i faturohet Ministrisë së Brendshme

Qytetarët e Shqipërisë rrezikojnë të mbeten pa dokumente identifikimi dhe pasaporta, pasi qeveria shqiptare gjendet përballë një fakti që s’i duket është në kundër-kohë për ta shmangur.

Qytetarët rrezikojnë të mos kenë mundësinë për të aplikuar dot për pasaporta dhe kartë ID dhe kjo vlen edhe për fëmijët e lindur pas datës 31 Dhjetor 2017, të cilët nuk mund të sigurojnë dot një certifikatë lindjeje.

Kjo vjen pasi, prej datës 1 janar 2018 Ministria e Brendshme është pa kontratë për sistemin e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.

Nga shtatori 2017 institucioni ka shpallur një tender për këtë shërbim, por tenderi ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka as një klauzolë si periudhë tranzitore. Firma që kryente shërbimin e ka përfunduar kontratën e saj, ndërkohë procedurat vazhdojnë dhe sistemi është në mëshirën e fatit.

Burime zyrtare nga Ministria i thanë “Citynews Albania”, se procedura po vazhdon dhe ndodhet në fazën e ankimimeve, pra gjithçka pritet të zgjatë të paktën 1 muaj. Këtë muaj pasaportat e shqiptarëve janë në dorën e Zotit.

Në rast se sistemi nuk mirëmbahet dhe për rrjedhojë nuk funksionon, në ditët në vijim asnjë shqiptar nuk mund të aplikojë për pasaportë. Jo vetëm pasaportat e shpejta për 72 orë nuk diskutohen, por me shumë gjasa edhe aplikimet afatgjata nuk mund të kryhen pasi sistemi nuk i pranon.

Ende nuk dihen shkaqet pse është çuar në të tilla kalim afatesh një sistem i cili bllokon lëvizjen e lirë, por edhe mund të jetë pengesë për një kohë të gjatë për shqiptarët. Këtë herë nuk është BE që bllokon lëvizjen por Ministria e Brendshme dhe strukturat në vartësi të saj.

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment