Shtanget Ministrja Balluku, Kujtim Gjuzi lexon publikisht SMS që i mbërriti në telefon dhe bën thirrjen urgjente, ngre alarmin

Debate të nxehta ka pasur sot në Kuvend mes Kujtim Gjuzit dhe Ministres Belinda Balluku. Gjuzi ka lexuar në Kuvend mesazhin që i ka mbëritur në telefon ndërsa i kërkon Ballukut të vërë në lëvizje instancat përgjegjëse.

Kujtim Gjuzi: IKMT ka shkuar në kishën e Kepit të Rodonit dhe ka shkatërruar atje rrugën bashkë me krojet. Ky shqetësim sapo më ka mbërritur nga padre. Do t’ju lutesha të vinit instancat në lëvizje. Faleminderit që më dëgjoni shkëlqesi ministre

Belinda Balluku: Nuk e dija që IKMT shkatërron rrugët. IKMT duhet të jetë duke prishur ndonjë objekt pa leje. Jam e bindur që kisha e Kepit të Rodonit do të jetë edhe më e bukur. IKMT nuk prish rrugët se s’ka si i prish.

Shiko tv shqip

Related Posts