Shtohet misteri akoma dhe më shumë, shoferi i Xhafajt një natë para tragjedisë po festonte

Ditën e djeshme, në Gardën e Republikës u gjet i vdekur shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme, Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u përcoll për në banesën e fundit mesditën e së dielës.

31-vjeçari i dha fund jetës në rrethana misterioze duke qëlluar veten më armën e shërbimit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas burimeve policore i ndjeri rezulton se pak orë para se të parkonte automjetin ku u vetëvra në mjediset e gardës, ka qenë duke festuar në një nga klubet e natës në kryeqytet.

Ky version konfirmohet edhe nga të afërm të 31-vjeçarit, i cili sipas tyre kishte postuar edhe video në rrjetet sociale.

Pak orë nga ngjarja policia deklaroi zyrtarisht se 31-vjeçari ka vrarë veten. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts