Shuhet këngëtari i njohur shqiptar (FOTO)

Tashmë ai nuk jeton më.

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, një nga rapsodët më të njohur të Dibrës dhe veriut, Sherif Dervishi.

Lajmi është bërë i ditur sot nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Dervishi ishte shtruar me urgjencë në QSUT prej një tromboze dhe ndodhej në koma prej më shumë se 24 orësh.

Gjatë ditës së sotme gjendja e tij është rënduar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Vetëm pak ditë më parë ai kishte kënduar në Kukës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit dhe më parë në një koncert të mbajtur në Tiranë.

Sherif Dervishi është nga Zall Dardha e Dibrës.

Repertori i tij mban dhjetëra këngë të muzike popullore si dhe është fitues i disa çmimeve. Para më shumë se një muaji ai ishte bërë pjesë e pallatit të Kulturës në Kamzë.

Shiko tv shqip

Related Posts