Si do të jetë moti në 15-ditëshin e fundit të korrikut? Meteorologu Hakil Osmani parashikon surprizat që pritet të na shoqërojnë

Meteorologu Hakil Osmani ka zbuluar ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.

Osmani i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ tha se në ditët e para të javës pritet të jetë një mot i kthjellët me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore dhe juglindore.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, herë pas here do të ketë vranësira të pakta por nuk do të rrezikojnë reshje. Përsa i përket vlerave termike, ka patur një rënie si në vlerat minimale duke bërë që ato maksimale në Ultësirën Perrëndimore të shënojnë deri në 33-34 gradë celcius ndërsa vlerat minimale janë shënuar në zonat malore në 11-12 gradë celcius.

Dita e nesërme sjell sërish mot të kthjellët gjatë orëve të para të ditës ndërsa gjatë pasdites kemi dhe shtim të vranësirave në zonat malore duke rrezikuar edhe reshje të karakterit lokal në zonat jugore dhe juglindore. Zonat lindore mbeten sërish më vranësira por reshjet do të jenë më të pakta.“, tha ai.

Shiko tv shqip

Related Posts