Sinoptikanët japin alarmin: Javën e ardhshme i nxehti afrikan vjen në Shqipëri!

Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se i nxehti afrikan që ka pushtuar Europën, do të vijojë të rrisë temperaturat edhe në vendin tonë.

Ata rekomandojnë që personat me probleme shëndetësore duhet të rrinë në shtëpi, ose të shkojnë në bregdet për t’i bërë ballë temperaturave.

Ekspertët thonë se bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe kështu valët e nxehtësisë po bëhen më të zakonshme.

Ai që dikur konsiderohej si një mot jashtëzakonisht i ngrohtë, është bërë tanimë i zakonshëm.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut bënë që vala e nxehtësisë që ka goditur aktualisht kontinentin europian, përfshirë edhe vendin tonë, të jetë dy here më e fuqishme nga sa parashikohej.

Shiko tv shqip

Related Posts