Situata e koronavirusit/ Mediat kosovare: Kurti ka biseduar me të gjithë liderët e rajonit, përveç Edi Ramës

Mediat kosovare kanë zbuluar axhendën e konsultimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili gjatë pandemisë ka zhvilluar disa telefonata me homologët.

Albin Kurti ka biseduar në telefon dhe është konsultuar me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, vetëm me Edi Ramën jo.

I fundit ishte ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev, por sa i përket Shqipërisë, Kurti ka gjetur akses tek Presidenti Ilir Meta.

Kurti thotë se, nga mesi i marsit i shkruajti Ramës për pandeminë madje i propozoi një tryezë të përbashkët me liderët kryesorë politikë por kryeministri shqiptar nuk i ktheu përgjigje.

Duket se prej vizitës në Tiranë të Albin Kurtit dhe deklaratës së tij për një ”Makroshengen shqiptar”, e cila nuk u prit mirë nga Edi Rama, ata nuk kanë komunikuar apo bashkëpunuar më.

Shiko tv shqip

Related Posts