“S’je mirë, të ka fluturuar tepeleku”/ Gazetari i rrëfen se ka disa foto të Ermal Hoxhës me një tjetër, “tërbohet” Rezarta Shkurta, sherr me bashkëshortin

Rezarta Shkurta ka rënë pre e një kamere të fshehtë që mesa duket i shkaktuar nervozizëm.

Loja i është bërë nga dy gazetaret Aulona dhe Fatma. Një gazetar ka mbërritur në zyrën e Rezarta Shkurtës dhe i ka rrëfyer se disponon foto të bashkëshortit të saj me një femër tjetër.

Kjo e ka nervozuar pamasë Shkurtën, e cila ka nxjerrë jashtë gazetarin dhe menjëherë ka telefonuar bashkëshortin: “Ku ishte pardje Ermal?
Me Landin apo me Landën. Të kanë fotografuar me tjetrën. Ermal Hoxha s’je në rregull më duket. Të ka luajtur tepeleku”, shprehet e nervozuar dhe me tone të larta Rezarta.

Shiko tv shqip

Related Posts