“S’ka ndarje!” A po i djeg Rama shqiptarët e Maqedonisë?

Shqipëria dhe Maqedonia janë nën ethe pasi shumë pak orë na ndajnë nga dhënia e vendimit për negociatat.

Ndërkohë që presim, Shqipëria është më pak e favorizuar se Maqedonia për këtë vendim, pavarësisht se vendimi pritet te jetë i njëjtë për të dy shtetet.

Mediat e huaja kanë shkruar se Shqipëria e dëmtoi Maqedoninë e Veriut, e cila ishte më e avantazhuar për nisjen e negociatave.

Por në konferencën e fundit për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ketë ndarje mes dy vendeve.

Por a po e dëmton në këtë mënyrë qeverisja e Shqipërisë vendin fqinj, që thuajse e kishte të sigurt nisjen e negociatave?

Vetë Edi Rama duke folur për A2 CNN nga Brukseli, tha se ideja e ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë.

“Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve.

Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshinë ne si Shqipëri.

Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist, as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë.

Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit,” tha Rama. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts