Skandali me vaksinat ruse Sputnik V kundër Covid, kryeministri jep dorëheqjen

Sllovakia është përfshirë në një krizë politike pas vendimit të kryeministrit Igor Matoviç për të bërë një marrëveshje të fshehtë për 2 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Të dielën, kryeministri sllovak tha se do të tërhiqej për t’i hapur rrugë një riorganizimi të kabinetit qeveritar që do të qetësojë një krizë politike të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën Sputnik V.

Kryeministri Matoviç ka propozuar ndërrimin e posteve me ministrin e Financave, Eduard Heger. Ky i fundit, që është nga partia e kryeministrit, ka pranuar sfidën. Heger ka deklaruar se do të fillojë bisedimet me partnerët e koalicionit për një qeveri të re të mundshme. Kriza politike shpërtheu kur një marrëveshje e fshehtë doli tre javë më parë mbi blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V.

Sllovakia është pjesë e BE dhe unioni ende nuk e ka autorizuar përdorimin e vaksinës ruse.

Shiko tv shqip

Related Posts