Sot 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Data 10 qershor është një ditë e shënuar dhe me mjaft peshë sa i përket historisë së kombit shqiptar. 142 vjet më parë, në 10 qershor të 1878, u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit.

Iljaz Pashë Dibra ishte personi që drejtoi punimet e këtij kuvendi, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë.

Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.

Lidhja e Prizrenit synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, shpalljen e ndarjes përfundimtare nga sundimi osman, për të treguar edhe në Europë se shqiptarët janë një komb i veçantë në Ballkan.

Ndërkohë sot në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për nder të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit hap ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” me autor Dr.sc. Parim Kosova.

Ekspozita do të hapet më 10.06.2020 ora 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ju mirëpresim!”– është shkruar në postimin e Qendrës në Facebook.

Shiko tv shqip

Related Posts