Spartak Ngjela ka teorinë e tij lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë: Ja çfarë fshihet…

Spartak Ngjela nuk është i mendimit se dëbimi i dy zyrtarëve të lartë të Ambasadës Ruse në Tiranë, është bërë për shkak të helmimit të ish agjentit rus Skripal e vajzës së tij, një krim për të cilin thuajse e gjithë Evropa akuzon Rusinë.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Ngjela u shpreh se pas justifikimit fshihet diçka më e madhe.

Madje Ngjela bën dhe një lidhje me arrestimin e sotëm të ndodhur në Kosovë, ku Marko Gjuriç u ndalua nga policia kosovare me të shkelur në territorin e Mitrovicës.

Avokati shprehet se jemi përballë një lufte të nxehtë mes SHBA-ve dhe Rusisë, interesi i të cilave është i lartë në rajonin e Ballkanit. Sipas Ngjelës, urdhëri për dëbimin e dy zyrtarëve të Ambasadës ka ardhur i diktuar nga SHBA-të.

“Janë dëbuar dy diplomatët më të rëndësishëm. Rusia në vendin tonë ka forcë, ka agjenturën e vet e të tjera si këto. Nuk është e shkëputur kjo e sotmja. Është arrestuar në Kosovë Gjuriç. Kanti na ka thënë njëherë është rast, kur përsëritet është raport. Ka lidhje të drejtpërdrejtë. Ka filluar eskalioni për sqarimin e plotë të çështjes shqiptare dhe për të ndaluar çdo veprim subversiv të Moskës, Beogradit dhe Athinës. Këtu është luftë e nxehtë. Është interesi i dy fuqive, Uashingtonit dhe Moskës dhe sigurisht që do fitojë Uashingtoni. Vërtetë mendoni se janë hequr për helmimin?”, tha Ngjela

Shiko tv shqip

Related Posts