Syzet që masin temperaturën mund të nxjerrin ‘jashtë loje’ termometrat

Një kompani Kineze që është e specializuar në produkte të realitetit të shtuar në fushën e video-lojërave ka gjetur një fushë investimi me perspektivë në mes të pandemisë globale, syze nëpërmjet të cilave mund të matet temperatura e njerëzve përreth.

Kompania Rokid ka prodhuar modelin e syzeve T1 për vetëm dy javë, për të ndihmuar në monitorimin e simptomave të COVID-19. Zëvedës presidenti i saj Xiang Wenjie thotë se kërkesa për syzet T1 është rritur pasi u shitën afro 1.000 copë qeverive, parqeve industriale dhe shkollave.

“T1 mund të sigurojë kontrollimin e temperaturës duke lëvizur, nga larg dhe shpejtë, gjë e cila do të ishte një ndihmë e shkëlqyeshme në këtë situatë” tha Xiang.

Të pajisura me një sensorë infra të kuqe dhe një kamera, syzet lejojnë që përdoruesi të “shohë” temperaturat e njerëzve.

Kompania tha se tani është duke rimodeluar T1 për të matur temperaturat e disa njerëzve njëkohësisht për përdorim në vende si qendra tregtare dhe aeroporte.

Një park në Hangzhou është duke zëvendësuar stendat e termometrit fikse me syzet pas një dyndjeje njerëzish që lëviznin për të ikur në punë.

Shiko tv shqip

Related Posts