Taulant Ballën e gjen belaja në Rumani: Nisin hetimet për “vjedhje”

Universiteti “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë ka konfirmuar se po heton zyrtarisht denoncimin ndaj deputetit socialist Taulant Balla për plagjiaturë në doktoraturën e tij.

Kujtojmë se në denoncimet e publikuara ditë më parë theksohet se kapitulli i pestë i doktoraturës së Ballës e mbrojtur në 2005-ën rezultoi i kopjuar nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit.

Exit.al publikon email-shkëmbimet me universitetin rumun, ku , Lidia Bourceanu nga Departamenti i Marketingut Arsimor shkruan:

“Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqimisht të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë të dekurajojnë të gjitha format e vjedhjes intelektuale, mesazhi i është dërguar me një numër regjistrimi (UAIC 1947 / 04.02.2019) dhe do t’i përcillet Komitetit të Etikës për t’u analizuar me ashpërsi dhe profesionalizëm. ”

Veç Taulant Ballës, për plagjiaturë në punimet shkencore janë akuzuar edhe Blerina Gjylameti, Monika Kryemadhi, Ervin Demo, Mimi Kodheli etj.

Shiko tv shqip

Related Posts