“Të ka në listën e zezë”, ftesa e papritur e Sonila Meços për Erion Veliajn

Gazetarja Sonila Meço i ka bërë një ftesë publike kryebashkiakut Erion Veliaj që tu përgjigjet pyetjeve për ndërtimet në qendër të Tiranës, si dhe e ka ftuar që tu përgjigjet këtyre pyetjeve edhe në emision.

Meço: Këto janë pyetjet që duhet t’i bëjmë kryebashkiakut të Tiranës, dhe pse jo, për ta patur të ftuar në emision për të marrë përgjigje.

Çfarë po ndodh me qendrën e Tiranës? Si janë marrë këto vendime? A janë shpronësuar pronarët? Çfarë vendimesh ka marrë këshilli bashkiak dhe a janë bërë diskutimet publike? Cilët janë institucionet e përfshira dhe gjithë procedurat e ndjekura? Si ka vepruar IMT? Kush i ka marrë vendimet për garën për qendrën e Tiranës?

Laze: The që i bën një ftesës publike kryebashkiakut të Tiranës që të vijë në studio, por mos harro se ai të ka në listën e tij të zezë dhe nuk duhet të ishe ty.

Meço: Nuk ka asnjë lloj problemi. E kam provuar qysh nga viti 2015 deri në 2018. Për fat të mirë media e lirë nuk ka nevojë për një logo, ka nevojë për një media të lirë.

Shiko tv shqip

Related Posts