Të vaksinuarit apo të shëruarit – kush ka imunitet më të fortë? Ja cfare thote studimi i fundit

Pjesa më e madhe e mjekëve dje infermierëve që shprehen në publik, ose thuajse të gjithë, janë pro vaksinimit. Por nëse shkon në spitale apo qendra shëndetësore, janë jo pak prej tyre që jo vetëm nuk e kanë bërë, por edhe sugjerojnë që të paktën në raste të caktuara mos bëhet fare.

Megjithatë, kur vaksinimi “me çdo kusht” është në kundërshtim me rregullin bazë “mbi të gjitha nuk dëmton”, situata ndryshon.

Për momentin, bota po flet përsëri për një valë të re të Covid-19 që po vjen, duke kujtuar episodet apokaliptike të vitit të kaluar, ndërsa informacioni që na vjen është kontradiktor dhe shpesh është i lidhur me interesat financiare.

Ky është dhe shkaku që përpjekjet për të futur imunizimin e detyrueshëm po kundërshtohen ashpër në Evropë.

Shtrohet gjithashtu pyetja – a është e nevojshme të stimulohet artificialisht imuniteti tek pacientët dhe a është kjo e padëmshme?

Në Shqipëri, pak ose aspak mund të flasin me kompetencë për këtë temë delikate. Ndonëse ka plot mjekë që dali rëndom në TV dhe flasin për kovidin, ata nuk dinë asgjë me kompetencë. Paralelisht, qeveria dhe strukturat e saj nuk kanë publikuar kurrë të dhëna mbi kovidin, pasojat dhe plot info të tjera që janë të domosdoshme të bëhen publike për të kuptuar si qëndron situata në vendin tonë.

Por qytetarët jo thjesht kanë të drejtë, por edhe nevojë të dinë se çfarë po ndodh e më pas të vendosin se çfarë duhet të bëjnë. Noa.al rreshtoi disa pyetje kohë më parë për ministrinë e Shëndetësisë, por ato kurrë nuk morën përgjigje.

Në Sofie, rrjeti radioteleviziv shqiptar i kërkoi përgjigjet në repartin Covid të sspitalit të urgjencës “Pirogov”, ku ishte takimi i parë i mjekëve me virusin.

“Kalimi i një infeksioni, në rastin konkret koronavirusi, është një lloj vaksine e marrë në mënyrë të natyrshme – tha doc. Petër Atanasov, kreu i Klinikës së Mjekimit të Sëmundjeve të Brendshme.

Një pjesë e madhe e viruseve gjenerojnë imunitet të qëndrueshëm dhe ndonjëherë të përjetshëm – të ashtuquajturat “vaksina natyrale”. Për shembull, një fëmijë që e ka kaluar variçelën ka 99% imunitet efektiv dhe nuk ka kuptim që të vaksinohet.

Futja artificiale e një antigjeni shtesë mund të çojë në një reagim hiperimun, autoimun, në një sëmundje që kërcënon jo vetëm shëndetin e njeriut, por madje jetën e tij. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, thotë Dr. Atanasov.
Tek 99% e pacientëve të spitalit “Pirogov” që kanë pasur Covid-19 një vit më parë, vihet re një rritje e qëndrueshme e imunitetit. Tek vetëm tre persona nga 600 të vëzhguar, ka një rënie të antitrupave, por ato nuk kanë arritur nivele kritike të ulëta.

Të njëjtat rezultate njoftohen edhe në publikime të shumta të klinicistëve që kanë mjekuar ose monitoruar pacientë me këtë sëmundje.

Një njeri që ka qenë i sëmurë nga koronavirusi mbart tërë klasën e antitrupave të llojit “anti – SARS – Cov2”, ndërsa vaksinat e veçanta gjenerojnë një klasë specifike të IgG – shpjegon doc. Atanasov: Le t’i quajmë “trupa të veçanë për reagim të shpejtë” – “nënujës”, “parashutistë”, “trupa të brendshëm”, si të thuash”.

Mjeku bën edhe një sqarim: “Nuk është e vërtetuar se vaksinat aktuale shkaktojnë “prodhimin” e IgA – të ashtuquajturit “roje kufitare”, të cilat parandalojnë hyrjen e virusit “pushtues” në derën e përparme (kufijtë), dmth. mukozën – sytë, nazofaringën, zorrët dhe e parandalojnë përhapjen e tij në gjak.

E thënë troç, kush merr vaksinën nuk do të thotë se nuk infektohet. Dhe ky konstatim nga Sofia është i njëjtë me atë që doli këto ditë nga SHBA.

E thënë troç, kush merr vaksinën nuk do të thotë se nuk infektohet. Dhe ky konstatim nga Sofia është i njëjtë me atë që doli këto ditë nga SHBA.

Dr. Atanasov tregon dhe fakte të tjera tronditëse: “Ai që ka hasur virusin ka një ushtri shumë më të përgatitur dhe efektive (dmth. tërë ushtrinë) se sa çdo i vaksinuar, i cili pas një periudhe të veçantë duhet të imunizohet përsëri dhe këtë e tregon praktika. Unë nuk mund të shpjegoj se pse krijohet kjo psikozë – “vaksinimi me çdo kusht”. Të mos flasim për vaksinimin me dy vaksina të ndryshme – atë të vektorit dhe atë ARN. Kjo nuk i përgjigjet logjikës dhe është një diskriminim absolut ndaj atyre, të cilët tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Në lidhje me ri-infektimin, është e nevojshme të saktësohet se sa janë pacientët në krahasim me të tjerët që tashmë e kanë kaluar sëmundjen. A ia vlen për shkak të dy ose tre përjashtimeve të vaksinohen në masë njerëzit me imunitet të qëndrueshëm? – Përgjigja e shumë mjekëve është “jo”.

Megjithatë certifikatat shëndetësore ose të famshme apo famëkeqet pasaporta vaksinimi, janë vetëm për të vaksinuarit dhe për ata që mund të provojnë se e kanë kaluar sëmundjen. Çfarë të themi për të tjerët që nuk janë të regjistruar dhe kanë antitrupa? Pikërisht në bazë të antitrupave mund të përcaktohet se çfarë imuniteti ka një person dhe nëse është i rrezikshëm për të tjerët”.

Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve, certifikatat krijuan ndjenjën e rreme të paprekshmërisë – dhe numri i të infektuarve rishtas po rritet përsëri.

Mjeku Atanasov: “Unë sinqerisht shpresoj se nuk do të ketë valë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe se ne do të jemi në gjendje të përballojmë kulmin e ardhshëm” Tani për tani nuk mund të mbështetem te një bazë solide të dhënash dhe të them me saktësi se sa qytetarë nuk kanë antitrupa.

,Përmendet një popullatë prej 2 milionë vetësh. Midis tyre mund të ketë një numër të madh që janë ndeshur me virusin dhe e kanë kaluar në një formë më të lehtë, ose asimptomatike, njerëz të tillë do të kenë imunitet i cili do t’i mbrojë nga infeksioni. Ne tashmë kemi dy mësime serioze dhe duhet të jemi të përgatitur.”

Shiko tv shqip

Related Posts