Tërhoqi 1 milion euro pas martesës me vajzën 50 vite më të re, shkarkohet kryemyftiu

Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Rexhepin, pas skandaleve të ditëve të fundit.

Për ushtrues detyre deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Pak ditë më parë Rexhepi u martua me një vajzë 50 vite më të re.

Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.

Shiko tv shqip

Related Posts