Tërmeti i fuqishëm shkund shtëpinë e saj teksa ishte duke dhënë një intervistë ‘live’, shihni reagimin e kryeministres (VIDEO)

Ditën e djeshme kryeqyteti i Islandës u godit nga një tërmet i fuqishëm, i shkallës 5.6 rihter. Pikërisht në këtë moment kryeministrja e Islandës po jepte një intervistë ‘live’. Sipas mediave të huaja, Katrin Jakobsdottir po diskutonte mbi ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.

“O zot, tërmet”, tha ajo. “Më falni, sapo ra një tërmet tani. Uau”. Por Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes. “Po unë jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, shtoi ajo më vonë.

Shiko tv shqip

Related Posts