Thellohet konflikti në PD, Genc Ruli i lëshon “silurin” e tretë Sali Berishës për dalje në pension, ja çfarë bëri Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do e ketë mjaftë të vështirë rikandidimin në zgjedhjet që po vijnë. Edhe pse ai në çdo dalje mediatike dërgon mesazhe se do të kandidojë, presioni ndaj tij po rritet ndjeshëm. Gazeta e tha pak ditë më parë se Basha ka marrë udhëzim nga amerikanët që ta largojë nga Parlamenti dhe sipas informacioneve presionet po shtohen nga dita në ditë. Deklarata e Bashës në media se Berisha mund të kandidojë kudo nuk janë mirëpritur nga përtej Atlantikut, pasi për ta Berisha nuk duhet të jetë më në politikën aktive. Ai shihet si kërcënim për reformën në drejtësi dhe stabilitetin politik e për këtë arsye i është bllokuar dhe viza. Lideri demokrat po ia bën të qartë nga dita në ditë se ai e ka përmbushur misionin tij dhe duhet të mbetet president nderi apo diçka tjetër dhe jo deputet.

Reagon sërish Ruli

Ai që ka përçuar mesazhet është Genc Ruli. Ish-ministri në kohën e qeverisë “Berisha” duket i vendosur në atë se çfarë flet, pasi ka bërë deklaratën e tretë paralajmëruese ndaj Berishës. Sipas Rulit, koha e tij ka mbarur dhe ai s’mund të jetë më në Parlament. “Kur i përmenda në mënyrë figurative që ka lavdi sa për dy jetë dhe i thosha që është një figurë që rrezaton nga ai pozicion që është, nuk është gjithmonë e nevojshme që të veshi uniformën e politikanit. Ai ngelet gjithmonë njeriu, që sidomos e djathta tradicionale tek PD-ja ka një influencë të madhe dhe atë influencë e jep në çdo mënyrë tjetër duke dalë në televizor, duke dhënë deklarime, etj, jo domosdoshmërish i duhet një xhaketë politikani, që sot e vesh edhe një politikan i ri. Ka arritur në atë pozicion që e ka të qartë që ta bëjë të lexueshme për një shumicë atje poshtë se çfarë do ai, çfarë kërkon nga ky elektorat dhe çfarë misioni do t’iu ushtrojë ky elektorat”, tha Ruli në një studio televizive. Deklaratat e tij nuk janë pëlqyer aspak nga Berisha. Madje ky i fundit e ka sulmuar Rulin disa herë. Për raportet mes tyre Ruli ka deklaruar: “Raporti im me Berishën është interesant që nga fundi i viteve ‘90 që themeluam PD-në dhe deri më sot. Nuk ka kaluar gjithmonë në një përqafim rozë, kemi qenë njerëz në pozicione mjaft kundërshtuese, ndoshta dhe agresive me njëri-tjetrin. Por, dua të them që unë në zgjedhjet, vendimet, qëndrimet, deklarimet e mia politike, ndjesitë dhe emocionet personale të fyerjes të nxehjes që njeriu i ka dhe i ka me të drejtë, nuk i kthejmë në qëndrime politike. Qëndrimet politike vijnë në momentin kur të është qetësuar dhe urtësuar mendja”.

Basha në konflikt me Berishën

Kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka ndezur një konflikt të fortë me Berishën. Gazeta e raportoi pak ditë më parë se deklaratat e Rulit nuk janë palyer nga Berisha dhe ai i ka kërkuar llogari Bashës. Po ashtu ka këmbëngulur që të kthehen të vjetrit në PD. Mirëpo fakti që Ruli vijon me të njëjtën linjë, tregon qartë se Basha nuk po ndërhyn për ta ndalur, edhe pse Berishës deklaratat e tij nuk i pëlqejnë. Ky është një tregues i qartë se Ruli po dërgon drejt Berishës mesazhet e Bashës apo të amerikanëve. Për të qenë më qartë, amerikanët ia kanë bërë të qartë Bashës se Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij dhe Basha po përdor metoda të tjera për t’ia dërguar. Nga ana tjetër, Basha ka refuzuar kthimin të vjetërve. Berisha e mbështeti Topallin për partinë e re, ndërsa Basha e sulmon, çka tregon se kemi një klimë tensioni në PD.

Shiko tv shqip

Related Posts